Shpendi Ahmeti i kundërpërgjigjet Kryeprokurorit të Shtetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ishte sot i pranishëm në protestë, ka reaguar pas deklaratës së kryeprokurorit Sylë Hoxha, i cili tha se çdo protestues që ka dëmtuar pronë do të ndiqet penalisht.

Lajme

27/01/2015 21:21

Lexoni më poshtë kundërpërgjigjen e Ahmetit për këtë deklaratë të Hoxhës.

“E dëgjova kryeprokurorin Sylë Hoxha duke folur me zell e përkushtim për të ndjekur çdo protestues që ka marrë pjesë në turmë dhe që ka dëmtuar pronë.

Me i ndjek prokuroria me të njëjtin zell të korruptuarit në politikë dhe kriminelët e vërtetë, sot nuk do të kishte protestë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Në kuadër të gjitha informatave dhe provave të siguruara, prokurori i shtetit të gjithë personat e ndaluar i ka ndaluar mbi bazën e dyshimit që kanë kryer vepër penale, siç janë: pjesëmarrje që kryen veprën penale dhe huliganizëm, që kryen vepër penale nga neni 414 i Kodit penal të Kosovës, sulm ndajë personit zyrtar gjatë kryerjes së punës zyrtare dhe asgjësim apo demontim i pasurisë. Numri i përgjithshëm i të ndaluarve deri në orën 17:00, me vendim të prokurorit të shtetit është 31 persona. Ky numër mund të ndryshojë”, deklaroi Hoxha.

Ndërkaq, duke folur për protestën e së shtunës, kryeprokurori tha se prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatë ndajë nëntë personave, nën dyshimin që kanë kryer veprën penale, pjesëmarrje në turmë. Ndërsa, për shatë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa edhe për dy persona tjerë (të protestës të së shtunës pritet të mbahet nesër një seancë dëgjimore.