Shpend Ahmeti takon ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet, me ç’rast u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçant luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Lajme

26/01/2018 12:38

Ahmeti e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet që janë realizuar tashmë në bashkëpunim me DEMOS-in zviceran, si dhe për projektet tjera që ka në plan për këtë vit, e që do të mund të gjenin mbështetje po ashtu nga partnerë zviceranë.

Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë bashkëpunojnë në vazhdimësi, bashkëpunim i cili do të thellohet edhe më shumë në përmirësimin e mëtutjeshëm të jetës së qytetarëve, kanë deklaruar nga Komuna e Prishtinës./Lajmi.net/