Shpend Ahmeti nuk e mban edhe një premtim, ngec në trotuar /FOTO

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e mbajti premtimin që nga janari i këtij vit t’ua bëjë më të lehtë prishtinasve parkimin e veturave, duke e funksionalizuar Kompaninë Publike “Prishtina Prking”. Kësaj herë kryetari Ahmeti nuk po ka kënd ta fajësojë për bllokadë të funksionalizmit të kësaj kompanie.

Lajme

16/05/2018 13:46

Faik Bislimi bëri dy gjiro me veturë poshtë e lart. Assesi të gjente një vend për ta parkuar veturën. Vendi para banesës së tij ishte i bllokuar nga veturat tjera. Pas pak minutave përpjekje, veturën e parkoi rreth 100 metra larg banesës së tij. Thotë se problemi i parkingjeve në Prishtinë është më jetiku për banorët.

“Nuk ke ku e parkon. Trotuari para banesës qenka i mbushur plot. Po i bien vetura prej kahmos. Është e kundërligjshme me parku në trotuar, po kur ski ku e lenë kështu është. Parkingu pak më lartë, mbi bustin e Isa Kastratit është plot, aty është ma mirë se është bash parking”, thotë Faik Bislimi për lajmi.net.

Trotuaret e zëna tërësisht nga veturat e kalimtarët poshtë në asfalt bashkë me makinat tjera në lëvizje. Kështu dukën shumica e rrugëve në Prishtinë. Kryetari, Shpend Ahmeti kishte premtuar se në janar të vitit 2018 do të fillojë me zgjidhjen e problemit të parkingjeve.

“Në vitin 2016 Prishtina ka arritur të krijojë Ndërmarrjen Publike Prishtina Parking, dhe edhe pse të gjitha përgatitjet janë përfunduar, problemet në që në janar të vitit 2018 do të funksionalizohet Ndërmarrja Publike Prishtina Parking. Funksionalizimi i Parking Prishtina – Parking Prishtina do të menaxhojë të gjitha parkingjet publike në Prishtinë. Prishtina do të ndahet në disa zona: Zona I e cila do të jetë qendra, Zona II lagjet e rëndësishme që nuk janë në qendër, dhe Zona III që konsiderohet si periferi e Prishtinës. Në çdo zonë parkingu publik do të paguhet, por banorët e lagjes do të kenë preferenca edhe në çmim edhe në gjatësinë e qëndrimit në parkingjet publike. Pagesat do të jenë ose mujore ose përmes operatorit mobil”, kishte thënë Ahmeti gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2017, ndërsa ky zotim mbanë numrin 28 tek 100 zotimet që i kishte dhënë në fushatë.

“Prishtina Parking” nuk dihet se kur do të fillojë punën.

Kjo kompani publike më të cilën Ahmeti mëton të vejë rregull në parkingje akoma nuk ka arritur të që të përzgjedh stafin, dhe nuk. Komuna e Prishtinës është në fazën e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit për këtë Ndërmarrje. Konkursi është përpiluar nga tre anëtarët e Komisionit komunal të Aksionarëve, drejtori i Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Gëzim Mehmeti që vjen nga koalicioni me AKR-në, asamblisti, Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe asamblisti tjetër i krahut të Shpend Ahmetit, Drilon Pireva. Konkursi është shpallur me datë 23 pillë dhe pak para përfundimit të afatit është zgjatur edhe për 10 ditë. Aksionari, Eman Rrahmani ka thënë për lajmi.net se nuk është njoftuar për zgjatjen e konkursit, ani pse vendimi mbanë firmën e Komisionit të aksionarëve. “Nuk jam  në dijeni nëse është zgjatur afti i konkursit. Kush do që e ka bërë është e kundërligjshme. Nuk ka pas kurrfarë mbledhje për këtë çështje”, tha Rrahmani, raporton lajmi.net.

Ai  mendon se shkaktar për vonesa të ndërmarrjes është edhe kryetari Ahmeti.

“Vonesat për funksionalizimin e Kompanisë kanë ardhur për shakë që njëherë është dashur të emërohet Bordi i drejtorëve. Ndërkohë dihet që kryetari Ahmeti e ka zgjedhur më vonesë, ose në mars të këtij viti kryetarin e Komisionit të Aksionarëve që i takon me ligj, Gëzim Mehmetin”, shtoi tutje asamblisti i Vetëvendosjes.

Drejtori Gëzim Mehmeti dhe as zyra për informim e Komunës së Prishtinës nuk kanë dashur të përgjigjen lidhur më atë se pse është zgjatur konkursi edhe për disa ditë dhe së kur do të funksionalizohet kjo Ndërmarrje Komunale.

Në vitin 2017 Qeveria e Kosovës kishte miratuar propozimin e komunës së Prishtinës për themelimin e ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”. Kjo ndërmarrje pritet të zgjidhë problemin e parkingjeve, sidomos në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Në shtator të vitit 2014, propozimi për krijimin e kësaj ndërmarrjeje ishte miratuar në Kuvendin Komunal me shumicë votash. Mirëpo, me të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit, Ministria e Administrimit dhe e Pushtetit Lokal e Qeverisë së Kosovës e ka kontestuar atë, me arsyetimin se nuk është në pajtim me Ligjin mbi ndërmarrjet publike. Ky vendim i ri i ekzekutivit i jep kryeqytetit qasje të drejtpërdrejtë në organizimin e parkingjeve kaotike që janë bërë pengesë për përditshmërinë e qytetarëve. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni zotimin e Ahmetit dhe disa fotografi të gjendjes aktuale:

22-parkingu 333 a1

2 3 4 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20