Shpejtësi, tejkalim i rrezikshëm dhe përdorim i telefonit- pesë shoferë gjobiten në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pesë shoferë janë ndëshkuar për kundërvajtje të rënda në trafik në rajonin e Ferizajt. Personat e ndëshkuar janë të moshave, 30, 31, 39 dhe 40 vjeçare. Të njëjti janë gjobitur në vlera prej 200 eurosh. Komunikata: Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në rajonin e Ferizajt…

Lajme

22/11/2025 18:49

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pesë shoferë janë ndëshkuar për kundërvajtje të rënda në trafik në rajonin e Ferizajt.

Personat e ndëshkuar janë të moshave, 30, 31, 39 dhe 40 vjeçare. Të njëjti janë gjobitur në vlera prej 200 eurosh.

Komunikata:

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në rajonin e Ferizajt

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik, në Shtime dhe Ferizaj.

Më datë 22.11.2025, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, janë ndaluar shoferët:

I.R., 31-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 90 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Y.B., 30-vjeçar, i cili me veturën Audi është kapur duke lëvizur me 93 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

B.T., 40-vjeçar, i cili me veturën Toyota është kapur duke kryer tejkalim në vijë të plotë dhe është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

M.G., 30-vjeçar, i cili me veturën VW Caddy është kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes. Pas verifikimit, u konstatua se kjo ishte përsëritje e kundërvajtjes dhe u ndëshkua me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Ndërsa në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është ndaluar:

H.K., 39-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 100 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.

Shpejtësia e lartë, tejkalimi i pasigurt dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes paraqesin rrezik serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve.