Shpat Kasapit i ka hyrë vetja në qejf!

“Trego” titullohet kënga më e re e këngëtarit Shpat Kasapi të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren Lori dhe reperin e ri Rapsione,bashkëpunim ky që po radhitet në mesin e këngëve më të pëlqyera të sjellura deri me tani në këtë verë.

ShowBiz

10/06/2015 11:00

E gjersa po i ecën mirë me muzikën dhe është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer nga femrat,Shpatit edhe i ka hyrë vetja në qejf.

I ftuar në Rtv 21 në mesin e shumë pyetjeve drejtuar atij nga ana e publikut,këngëtari është përgjigjur edhe në atë se përse është kaq i mirë?!

“Zoti ishte në disponim kur më krijoi”,ishte përgjigjia e parë e Shpatit.

“Unë kujdesem për veten kogja shumë,mbaj veten dhe blej shumë kremra e gjëra të tjera për fytyrë,për një pamje sa më  të mire”,tha tutje këngëtari duke i këshilluar të gjithë meshkujt që të kujdesen sa më shumë për veten e tyre.(Lajmi.net)