Shpat Kasapi gjysmë i zhveshur nga Xhamajka

Këngëtari Shpat Kasapi shukë herë di të befasojë publikun me veprimet që bën.

ShowBiz

05/12/2017 08:20

Këto ditë, ai po shijon pushimet e vona në plazhet e Xhamajkës dhe nga atje po sjell vazhdimisht fotografi të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka befasuar me një foto të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Instagram, në atë imazh, Shpati shfaqet gjysmë i zhveshur, ku barte vetëm të brendshme.

Kujtojnë që jo shumë kohë më parë, këngëtari kishte deklaruar se është në lidhje dhe se projektin e fundit ia ka dedikuar të dashurës.

E në këto pushime, Shpati ndoshta shoqërohet nga e dashura, të cilës ia dedikoj këngën “Aroma e saj”. /Lajmi.net/