Shpallet konkurs për kryesues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 364-të, të enjten, shpalli konkurs për kryesues të ri, i cili do të jetë i hapur deri më 26 mars 2026. Sipas zëvendëskryesueses, Arjeta Sadiku të drejtë aplikimi kanë të gjithë anëtarët e KGJK-së që mbajnë edhe pozitën e gjyqtarit, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sadiku shtoi se…

Lajme

12/03/2026 11:17

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 364-të, të enjten, shpalli konkurs për kryesues të ri, i cili do të jetë i hapur deri më 26 mars 2026.

Sipas zëvendëskryesueses, Arjeta Sadiku të drejtë aplikimi kanë të gjithë anëtarët e KGJK-së që mbajnë edhe pozitën e gjyqtarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sadiku shtoi se kandidati duhet të marrë së paku tri nënshkrime të anëtarëve të Këshillit për të aplikuar në konkurs.

KGJK-ja momentalisht ka nëntë anëtarë në radhët e veta dhe atë si në vijim:

  1. Rrustem Thaqi- gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës;
  2. Afërdita Bytyqi- gjyqtare në Gjykatën e Apelit;
  3. Besnik Bislimaj- gjyqtar në Gjykatën e Apelit;
  4. Arjeta Sadiku- gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë;
  5. Mirjeta Shala- gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjakovë;
  6. Fahret Vellija-gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren;
  7. Fidan Hoxha- gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren;
  8. Artan Abazi-gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, dhe
  9. Ahmet Imami, profesor nga Universiteti i  Gjilanit “Kadri Zeka”, Fakulteti Juridik.

Mandatin e kryesuesit i fundit e ka mbajtur gjykatësi nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, Albert Zogaj. Mandati i tij përfundoi më 9 mars 2026.

Kujtojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative ka marrë rrugë gjyqësore procesi edhe për një anëtar të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatë Supreme, me këtë rast Themelorja kishte vendos masë të sigurisë me propozim të kandidates për anëtare, Mejreme Memaj.