Shpallet finalisti i dytë i Ferma VIP
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Ferma VIP 2. Derisa finalisti i parë u shpall dhe ishte Big Mama, një tjetër konkurrent pati një mundësi të tillë që të shkonte në finalen e madhe. Erand Sojli ishte fermeri të cilit Agai i dha ‘Hajmalinë e fatit’, ku mund të zgjidhte…

ShowBiz
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Ferma VIP 2.
Derisa finalisti i parë u shpall dhe ishte Big Mama, një tjetër konkurrent pati një mundësi të tillë që të shkonte në finalen e madhe.
Erand Sojli ishte fermeri të cilit Agai i dha ‘Hajmalinë e fatit’, ku mund të zgjidhte të shpallej si finalisti i dytë ose të shpëtonte një mes Elinarës, Esterit dhe Yllit nga televotimi dhe të sfidohej me të për në finale.
Pjesë nga biseda:
Erandi: Siç shihet sot kemi një hënë të plotë, prandaj unë zgjedh të shpallem finalisti dhe t’i lë ata në fatin e hënës së plotë.
Luana: Elinara e prisje?
Elinara: Po e prisja.
Ylli: Unë prisja të zgjidhte Elinarën.
Ester: Edhe unë prisja të shpëtonte Elinarën.
