Shpallen të pafajshëm Selimi dhe tre të akuzuarit tjerë

Gjykatësi Darius Sielitzci ka vendosur t\'i shpallë të pafajshëm Sylejman Selimi, Nexhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni, në mungesë të provave.

Lajme

29/05/2014 13:36

Sylejman Selimi, Nexhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni janë liruar nga te gjitha akuzat dhe janë shpallur te pafajshëm.

Kryetari i trupit gjykues Darius Sielitzci ka thënë se nuk është arritur të vërtetohet dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje në cilësinë e ushtareve të UÇK-së kanë kryer krime lufte duke cenuar integritetin trupor të dëshmitareve A dhe B. Selimi, Qubreli, Haxha dhe Hyseni akuzoheshin për krime lufte, që pretendohet se janë kryer gjatë vitit 1998, në rajonin e Mitrovicës.

Aktakuza kryesisht ishte bazuar në dëshminë e dy dëshmitareve të mbrojtura, A dhe B. Ky ishte rasti i dytë, me të cilin ballafaqohen Sylejman Selimi e Ismet Haxha, të dy janë të akuzuar edhe në procesin tjetër gjyqësor i njohur se “Grupin e Drenicës”.

\”Gjykata ka sjell aktgjykim të drejtë, të ligjshëm dhe të besueshëm. Prokurori nuk ka paraqitur asnjë provë me të cilën do të vërtetoheshin pretendimet e pabazuara të prokurorisë për kinse involvimin e gjeneral Selimit dhe të tjerëve në këto veprime\”, ka thënë për koha.net Tomë Gashi, avokat i Selimit.