‘Show’ nga Belgjika, mposht Tunizinë 5:2
Belgjika ka shënuar një tjetër fitore në Grupin G.
Sport
Belgjika ka shënuar fitore lehtë duke mposhtur Tunizinë me rezultat të thellë 5:2 në ballafaqimin e tyre në xhiron e dytë të ndeshjeve nga Grupi G në Kampionatin botëror 2018.
Eden Hazard dhe Romelu Lukaku shfaqën formë të shkëlqyeshme te Belgjika duke realizuar nga dy gola secili, përcjell “lajmi.net”.
Rezervisti Michu Batshuayi shënoi golin e pestë të ndeshjes për Belgjikën. Golin për Tunizinë i realizuan Dylan Bonn dhe Wahbi Khazri. /Lajmi.net/