Shorti i FA Cup: Nëse Liverpool fiton, përballet në gjysmëfinale me Man City
Shori i FA Cup ka lënë një derbi potencial në orar.

Sport
Gjysmëfinalet e FA Cup mund të jenë të jashtëzakonshme, nëse Liverpool arrin të marrë biletë për të kaluar tutje.
‘Reds’ përballen me Nottingham me fillim nga ora 19:00. Fituesi i këtij çifti luan përballë Man City, të cilët më herët morën fitore ndaj Southampton.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo mes Chelsea dhe Crystal Palace.
Tri skuadrat e para në Premier League këtë edicion duhet të kalojnë njëra-tjetrën, nëse duan të fitojnë trofeun e FA Cup,
Liverpool dhe Man City garojnë për të kompletuar tripletë, derisa Chelsea ka humbur hapin në Premier League. /Lajmi.net/