Shoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, dyshohet për kanosje ndaj një zyrtari komunal

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit rajonalë në Ferizaj kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar për veprën penale të kanosjes. Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara A.B. (32 vjeçe) dyshohet se më 12 maj 2026, përmes rrjetit social Instagram, ka kanosur një zyrtar komunal, raporton lajmi.net Me datë…

Lajme

14/05/2026 16:03

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit rajonalë në Ferizaj kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar për veprën penale të kanosjes.

Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara A.B. (32 vjeçe) dyshohet se më 12 maj 2026, përmes rrjetit social Instagram, ka kanosur një zyrtar komunal, raporton lajmi.net

Me datë 14 maj 2026, ajo është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, në përputhje me procedurat ligjore.

Rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës së rregullt hetimore për veprën penale “Kanosje”./Lajmi.net/