Shoqëria Civile sërish protestë para Kuvendit
Organizatat e shoqërisë civile kanë dalë sërish para Kuvendit për të protestuar kundër bllokadës në Kuvend. Protesta e tyre vjen pasi Gjykata Kushtetuese doli me një aktgjykim ku vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik. Kjo është protesta e dytë me radhë…

Lajme
Organizatat e shoqërisë civile kanë dalë sërish para Kuvendit për të protestuar kundër bllokadës në Kuvend.
Protesta e tyre vjen pasi Gjykata Kushtetuese doli me një aktgjykim ku vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.
Kjo është protesta e dytë me radhë e tyre pak para nisjes së seancës konstituive.