Shoqatat e dala nga lufta me peticion kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, i kërkohet Speciales të përjashtoj provat që janë siguruar nga Serbia
OVL-UÇK në bashkëpunim me SHFD UÇK dhe SHIL UÇK në një konferencë për media kanë zbuluar se është krijuar një peticion online kombëtar për në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë . Ky peticion është krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net. Këtu mund ta nënshkruani…
Lajme
OVL-UÇK në bashkëpunim me SHFD UÇK dhe SHIL UÇK në një konferencë për media kanë zbuluar se është krijuar një peticion online kombëtar për në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë .
Ky peticion është krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Këtu mund ta nënshkruani peticionin: https://fullhosted.net/peticioni/

Me këtë peticion, që do i drejtohet Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, do të kërkohet respektimi të plotë dhe të pakushtëzuara të të drejtave themelore të të akuzuarve, respektim të ligjit dhe trajtim dinjitoz dhe njerëzor të ish-krerëve.
OVL-UÇK do të kërkoj përjashtim të menjëhershëm të çdo prove që është siguruar nga autoritetet serbe.
Më poshtë e keni peticionin kombëtar:
/lajmi.net/