Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim mohon se ka lokalizuar trupin e mërgimtarit në Liqenin e Ujmanit

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka reaguar ndaj raportimeve të shumta në rrjete sociale që pretendojnë se është lokalizuar trupi i mërgimtarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit. Në një njoftim zyrtar, Shoqata ka theksuar se këto informacione janë të pabaza dhe të pavërteta. Ata konfirmuan se kërkimet ende janë duke vazhduar dhe…

Lajme

29/07/2025 08:32

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka reaguar ndaj raportimeve të shumta në rrjete sociale që pretendojnë se është lokalizuar trupi i mërgimtarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, Shoqata ka theksuar se këto informacione janë të pabaza dhe të pavërteta.

Ata konfirmuan se kërkimet ende janë duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të jepet vetëm nga institucionet përkatëse dhe ekipet e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga publiku deri në përfundimin e operacionit dhe konfirmimin e saktë të çdo zhvillimi nga burimet zyrtare.