Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në përpunimin e qumështit

Shoqata e Qumështoreve ka reaguar pas publikimit të rezultateve të kontrolleve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke kërkuar ndalimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë. Në reagim, Shoqata vlerëson se gjetjet e prezantuara nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, dëshmojnë se…

Lajme

04/08/2026 14:59

Shoqata e Qumështoreve ka reaguar pas publikimit të rezultateve të kontrolleve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke kërkuar ndalimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë.

Në reagim, Shoqata vlerëson se gjetjet e prezantuara nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, dëshmojnë se shqetësimet e ngritura ndër vite kanë qenë të bazuara, raporton lajmi.net

“Konferenca e ministrit të Bujqësisë, z. Armend Muja, në AUV, sot më datë 04.08.2026, përmes së cilës u prezantuan gjetje skandaloze sa i përket vajit të palmës dhe qumështit pluhur, tregon dhe dëshmon se shqetësimet tona, të shprehura ndër vite, kanë qenë të drejta dhe të sakta”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

GJETJET E SOTME TË AUV-IT DUHET TË SHËNOJNË FUNDIN E HESHTJES!

Konferenca e ministrit të Bujqësisë, z. Armend Muja, në AUV, sot më datë 04.08.2026, përmes së cilës u prezantuan gjetje skandaloze sa i përket vajit të palmës dhe qumështit pluhur, tregon dhe dëshmon se shqetësimet tona, të shprehura ndër vite, kanë qenë të drejta dhe të sakta.

Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë.

Fshehja masive e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit tregon se jemi duke u përballur me një problem jashtëzakonisht të madh, i cili mund dhe duhet të ndalet.

Qindra miliona kilogramë produkte me vaj palme dhe qumësht pluhur duhet të hetohen, ndërsa përgjegjësit duhet të përballen me ligjin.

Konsumatorët e Kosovës duhet të qetësohen dhe të rikthehet besimi i tyre, si ndaj produkteve vendore, ashtu edhe ndaj produkteve të importuara.

Kontrollet e realizuara nga AUV janë për t’u përkrahur dhe për t’u falënderuar. Ato janë një hap i rëndësishëm drejt transparencës, kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Shoqata e Qumështoreve i bën thirrje AUV-it që të vazhdojë me të njëjtin intensitet kontrollet dhe hetimet, deri në demaskimin dhe ndalimin e plotë të çdo keqpërdorimi që bëhet në dëm të fermerëve, konsumatorëve dhe shtetit në përgjithësi.

Interesi publik është mbi gjithçka tjetër.

SIGURIA USHQIMORE DUHET TẼ JET PRIORITET KOMBẼTAR .

Detyra jonë është që, me përgjegjësi dhe përkushtim, të jemi në shërbim të këtij qëllimi: mbrojtjes së fermerëve, mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në Kosovë./Lajmi.net/