Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim bashkë me KFOR-in amerikan mbajnë trajnim në Brod
Nga data 2 deri më 4 maj, ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim mori pjesë në një trajnim intensiv në Brod, në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan. ShKKSh ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar aftësitë e tyre në: -Alpinizëm dhe punë me litarë, -Zbritje në humnera dhe përdorim të teleferikut, -Bashkëpunim…

Lajme
Nga data 2 deri më 4 maj, ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim mori pjesë në një trajnim intensiv në Brod, në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan.
ShKKSh ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar aftësitë e tyre në:
-Alpinizëm dhe punë me litarë,
-Zbritje në humnera dhe përdorim të teleferikut,
-Bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndarje përvojash profesionale,
-Ndihma e parë.
Ky trajnim ishte pjesë e planit operativ për ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe përforcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.