Shoqata e Gastronomëve: Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka insistuar se në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave.

Lajme

08/03/2021 12:24

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës nuk ka ndërruar mendjen në lidhje me organizimin e protestave të mundshme.

Por, në një sqarim thuhet se protesta do të organizohet vetëm nëse masat aktuale do të ndryshojnë, transmeton lajmi.net.

SQARIM PËR PUBLIKUN

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në ora 15:00 në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj).

Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave Anticovid, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Rrjedhimisht nuk ka protestë.

E theksojmë përsëri! Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do të ju lajmërojmë rreth detajeve tjera. /Lajmi.net/ 

SQARIM PËR PUBLIKUN

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e…

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Monday, March 8, 2021