Shoqata e Bankave reagon për grabitjen e armatosur në BKT
Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar rreth grabitjes së armatosur që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në filialin e BKT-së në Prishtinë.
Lajme
Në reagim thuhet se sulmi në të cilin është kryer grabitja, ka tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët, shkruan lajmi.net.
Tutje, në reagim thuhet se sulmet e shpeshta që kanë ndodhur viteve të fundit në sektorin bankar, paraqesin një shqetësim.
“Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë”, thuhet në reagim.
Lexoni reagimin e plotë:
REAGIM
Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjes së armatosur të një bankë komerciale në Prishtinë
01.04.2022, Prishtinë
Në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar një filial i një banke komerciale, me ç‘rast është kryer grabitje e armatosur, duke tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët në vendin e ngjarjes.
Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë.
Në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor. Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë. /Lajmi.net/