Shoqata “Down Syndrome Kosova” i reagon KQZ-së për procedurat e udhëzimit me asistencë: Kufizoi të drejtën e votës
Shoqata “Down Syndrome Kosova” ka reaguar sot në drejtim të Komisionit Qendror Zgjedhor pas ankesave të djeshme në lidhje me pamundësimin që një person me ‘down syndrome” të votonte. Nga kjo shoqatë kanë shprehur shqetësimin në lidhje me përmbajtjen e Udhëzuesit Zyrtar për Procedurat e Votimit me Asistencë, të miratuar nga KQZ-ja. Siç thuhet në…
Lajme
Shoqata “Down Syndrome Kosova” ka reaguar sot në drejtim të Komisionit Qendror Zgjedhor pas ankesave të djeshme në lidhje me pamundësimin që një person me ‘down syndrome” të votonte.
Nga kjo shoqatë kanë shprehur shqetësimin në lidhje me përmbajtjen e Udhëzuesit Zyrtar për Procedurat e Votimit me Asistencë, të miratuar nga KQZ-ja.
Siç thuhet në reagim, ky udhëzim ka kufizuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuara duke kërkuar nga ta që të paraqesin dokument shëndetësor me numër të protokollit ose numër rendor të dokumentit, transmeton lajmi.net.
Reagimi i plotë:
📢 𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊
Shoqata Down Syndrome Kosova reagon ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në lidhje me 𝐔𝐝𝐡𝐞̈𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈.
Shoqata Down Syndrome Kosovo shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e Udhëzuesit Zyrtar për Procedurat e Votimit me Asistencë, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ky udhëzues, në formën aktuale, gjatë zgjedhjeve komunale për balotazh të mbajtura dje (dt. 𝟎𝟗.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟓), ka kufizuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuara, duke kërkuar nga ta që të paraqesin dokument shëndetësor me numër të protokollit ose numër rendor të dokumentit, për të ushtruar të drejtën e votimit me asistencë. Për më tepër, udhëzuesi e trajton aftësinë e kufizuar vetëm nga aspekti shëndetësor, duke e identifikuar si “sëmundje” dhe jo si çështje të të drejtave të njeriut dhe të barazisë në pjesëmarrje.
Një qasje e tillë është diskriminuese dhe në kundërshtim me parimet themelore të përfshirjes dhe barazisë, sepse:
- Cenon 𝐍𝐞𝐧𝐢𝐧 𝟒𝟓 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, i cili garanton të drejtën e çdo qytetari për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur pa asnjë kufizim diskriminues.
- Bie ndesh me 𝐍𝐞𝐧𝐢𝐧 𝟖𝟗 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐍𝐫.𝟎𝟖/𝐋 -𝟐𝟐𝟖, i cili njeh të drejtën për votim me asistencë për çdo qytetar që nuk është në gjendje të votojë vetë.
- Është në kundërshtim me 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐍𝐫. 𝟎𝟓/𝐋-𝟎𝟐𝟏 𝐩𝐞̈𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢, i cili ndalon çdo formë të diskriminimit, përfshirë atë bazuar në aftësi të kufizuara, dhe garanton trajtim të barabartë dhe qasje të drejtë në të gjitha fushat e jetës publike.
- Bie gjithashtu ndesh me 𝐊𝐨𝐧𝐯𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐀𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐟𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚, e cila në 𝐍𝐞𝐧𝐢𝐧 𝟐𝟗 garanton të drejtën e pjesëmarrjes së plotë dhe efektive në jetën politike dhe publike në kushte të barabarta me të tjerët.
Kërkesa për 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫 si kriter për të votuar me asistencë është stigmatizuese dhe diskriminuese, sepse rikthen një qasje të vjetruar mjekësore ndaj aftësisë së kufizuar dhe e mohon parimin themelor të pavarësisë dhe dinjitetit të personave me aftësi të kufizuara.
Për më tepër, ky udhëzues është hartuar gjatë muajit 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, pa asnjë konsultim me palët e interesit, përfshirë personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat. Për shkak të afateve të ngushta, nuk është siguruar kohë e mjaftueshme për trajnimin e komisionerëve mbi përdorimin praktik të këtij udhëzuesi, duke rritur rrezikun e keqinterpretimit të udhëzimeve. Edhe më shqetësuese është fakti se udhëzuesi nuk është publikuar në 𝐟𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐐𝐙-𝐬𝐞̈.
Si pasojë e mungesës së transparencës, mungesës së informacionit dhe dokumenteve të kërkuara — përfshirë dokumentin shëndetësor — shumë persona me aftësi të kufizuara 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐚𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈, duke u mohuar kështu një të drejtë themelore demokratike që u garantohet me 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣.
Shoqata Down Syndrome Kosova i bën thirrje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që:
- Të rishqyrtojë dhe korrigjojë urgjentisht Udhëzuesin për Procedurat e Votimit me Asistencë duke u konsultuar edhe me palët e interest në këtë rast 𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐦𝐞 𝐚𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭;
- Të heqë kriteret diskriminuese, si kërkesa për dokument shëndetësor;
- Të sigurojë qasje të barabartë dhe përfshirëse për të gjithë qytetarët me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor;
- Dhe të garantojë transparencë të plotë në publikimin e dokumenteve zyrtare që ndikojnë në ushtrimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
🗳 E drejta e votës është e drejtë themelore demokratike, jo privilegj që varet nga raportet mjekësore. 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐚𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐢 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐢𝐦 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐨𝐫𝐚𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐝𝐨 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤.
Shoqata Down Syndrome Kosova./Lajmi.net/