Shoku i Obama’s në Shqipëri

Edi Rama është 49 vjeç dhe është shoku i Barak Obama's në Ballkan.

Opinion

09/10/2013 09:03

Barack Obama e ka një shok në Ballkan.

Ai është Edi Rama, artisti i kthyer në politikan, që është kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai madje mori edhe një mesazh dashamirës nga Obama javën e shkuar, ku e uronte për zgjedhjen.

Rama, një socialist, mendon shumë për Presidentin, me të cilin realizoi edhe një foto gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në San Françisko në tetor, dhe e përdori këtë foto për fushatë.

Shqipëria është një vend që jo vetëm e dashuron Amerikën, por i do edhe Presidentët e saj, nuk ka rëndësi se kush janë ata. Prandaj ata kanë edhe rrugë dhe kafene që mbajnë emrat e Presidentëve amerikanë, si dhe statujat e George W. Bush dhe Woodrow Wilson. Në Kosovën fqinje ka gjithashtu një statujë të Presidentit Bill Clinton në qendër të Prishtinës.

Mund t’i ketë kushtuar Ramës, ose dikujt tjetër, rreth 10 mijë dollarë si kontribut fushate që të realizonte një foto me presidentin Obama, por ia vlente. Rama largoi nga pushteti kryeministrin autoritar, Sali Berisha, në pushtet prej shumë kohësh, në një palë zgjedhje- për habi- të qeta.

Nuk është akoma e qartë nëse Obama e dinte se kush ishte Rama në momentin që u bë fotoja. Por, nëse dikush dëshiron që të japë 10 mijë dollarë për një foto me ty, pse të pyesësh?

Përveç kësaj, Rama, një ish- kryebashkiak reformator i Tiranës, pastroi një qytet të pistë, të rrezikshëm dhe të plakur. Ai është një tifoz i Obama-s, që kopjoi fushatën e suksesshme të vitit 2012 për rizgjedhjen e tij.

Rama, që flet rrjedhshëm anglisht, si dhe frëngjisht e italisht, pati thënë: “Obama fitoi pasi mobilizoi njerëzit si askush më parë. Nuk ishte politikë nga lart- poshtë, por nga poshtë- lart”.

Rama, dikur student arti në Paris, e postoi foton e tij në Facebook, kurse në Twitter shkroi një mesazh, ku e quante takimin ‘të paharrueshëm’.

“Fat dhe nder që shqiptarët kanë një mik të tillë të madh në Shtëpinë e Bardhë,” tha Rama.

Ndoshta nuk do jetë e largët dita kur edhe Obama ta ketë një statujë në Tiranë.

Përpara kësaj, megjithatë, Rama i ka duart e zëna pasi i duhet t’ia dalë që të anëtarësojë vendin e tij në Bashkimin Europian, një nga qëllimet kryesore të tij, pavarësisht refuzimeve të mëparshme. “Shqipëria është atdheu ynë dhe Europa është e ardhmja jonë,” tha ai gjatë një interviste për një agjenci franceze.

Të qënit mik me Shtetet e Bashkuara ka pasur frytet e saj për Shqipërinë, e cila ka qenë një ndër pak vendet që ka marrë të burgosurit e liruar nga Gitmo. Në këmbim, SHBA e ndihmoi Shqipërinë që të anëtarësohet në NATO. Shqipëria po ashtu ka ndihmuar me një numër modest ushtarësh koalicionin amerikan në Irak dhe Afganistan.

Tani ajo kërkon ndihmë që të hyjë në BE. Dhe një nga pengesat kryesore në rrugën e tij është korrupsioni politik, që është bërë thuajse një mënyrë jetese nën regjimin e Berishës, të cilin Rama ka premtuar se do e luftojë.

Transparency International e ka renditur Shqipërinë në vendin e 113-të nga 174 vende në listën e vitit 2012.

Në rastin e Shqipërisë, Rama duhet të përballet edhe me problemin e miliona dollarëve që janë hedhur për ndërtime të paligjshme në Tiranë, por edhe në bregdetin dikur të pacenuar të Shqipërisë.

Si kryebashkiak nga viti 2000 deri në vitin 2011, Rama fitoi famë pasi prishi rreth 5 mijë kioska të paligjshme, bare dhe ndërtesa, që kishin lulëzuar falë ryshfeteve dhe përqindjeve. Ishte si një mallkim mbi qytetin.

Pasi u pastruan mbeturinat, ai mbolli rreth 55 mijë pemë, hektarë bar dhe e ktheu qytetin nga gri në të gjelbër. Ai i ktheu pronat publike tek publiku.

Përveç kësaj, falë edhe syrit të tij prej artisti, ai leu me ngjyra të ndezura godinat në gri depresive të betonit, të ndërtuara nga komunistët.

Arti, pati deklaruar ai, është pjesë e përgjigjes për problemet me të cilat u përballa.

Nëse është kështu, Rama do ketë nevojë për të gjithë artin e mundshëm për të bërë që vendi i tij të anëtarësohet me pjesën tjetër të komunitetit evropian.

Deri më tani, ai është i njëjti agjent ndryshimi për vendin e tij siç ishte për qytetin. Të gjithë ata që janë emëruar nga ai deri më tani janë ose të rinj, ose femra, ose të dyja. Gjashtë nga ministrat e rinj të kabinetit të tij janë femra, një arritje e padëgjuar në një vend të vjetër të Ballkanit, dhe njëra prej tyre është ministre e Mbrojtjes. Ministri i Brendshëm është 33 vjeç. Ministri i Jashtëm është 35 vjeç.

Rama është 49 vjeç dhe është shoku i Obama-s në Ballkan.

 

(Sentinel & Enterprise. Marrë nga Tema)