Shokon kryetarja e Durrësit: Zotërinjtë nuk do i paguanin për pushime, po i çojmë në hotele me 5 yje

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka bërë një deklaratë aspak të zakonshme dhe normale në kushtet në të cilat ndodhet vendi pas ngjarjes tragjike ku vendi humbi dhjetra jetë njerëzish pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Lajme

30/11/2019 20:28

Për më tepër, kur njerëzit janë të tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur e qindra prej tyre që kanë mbetur pa banesa enden sa nëpër çadra, sa nëpër të afërmit e tyre, e disa sipas qeverisë janë strhuar nëpër hotele, Sako ka lëshuar një deklaratë të pazakonshme.

“Duke folur për ABC News, ajo ka thënë se qytetarët po akomodohen në hotele me pesë yje, që në kushte normale nuk do t’i paguanin dot as për pushime. “Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë”, tha ajo

“Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë. Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”, u shpreh Sako.