Shokon gruaja: Ja çfarë më bëri mjeku gjatë ekzaminimit intim
Një grua franceze supozon që u sulmua seksualisht nga gjinekologu gjatë një ekzaminimi intim.
Fun
Ajo thotë që mjeku akoma është duke punuar, por jo si gjinekolog. Por, ajo dëshiron që autoritet të merren më këtë çështje sepse mund të llogaritet si një krim, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.
Ajo tregoi që mjeku, të cilit nuk i është treguar emri, ka qenë gjinekologu i saj në dy lindjet që ka pasur, dhe ajo ishte e lumtur me kontrollet dhe procedurat që kishte pasur më herët, dhe vazhdoi kontrollet kur kishte ndonjë problem.
Në një nga kontrollet që kishte, doktori i kërkoi asaj që të shtrihej në një karrige kur ajo nuk mund të shihte së çfarë po bënë ai.

Ajo tha se e pyeta mjekun se a është kjo ndonjë mënyrë e re e kontrollës, por ai i tha që gjithmonë e vendosë karrigen në atë mënyrë.
Gruaja kishte besim tek mjeku pas kontrolleve të shumta, por pasi ajo u shtri filloi të ndiente frymën e tij tek pjesët intime, dhe më pas filloi të ndjente gjuhën e tij.
Ajo shtoi: “I thashë vetës, jam duke ëndërruar, ai nuk po e bën këtë gjë. I thashë vetës se duhet të bëja diçka, fillova të ndihesha shumë keq. E ndjeva gjuhën e tije për herë të dytë, dhe të tretë”.
Ajo tha se nuk mund të fliste apo edhe të lëvizte. Më pas lëvizi duke i thënë se kishte nevojë të shkonte në tualet. Dhe nuk u kthye të vazhdonte kontrollin nga situata e krijuar. /Lajmi.net/
