Shoferit të postës iu grabitën mbi 10 mijë euro në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël. Cak i grabitje ka qenë një automjet i cili kryente shërbime postare. Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Shaqir Bytyqit, shoferit iu grabitën hiç më pak se 10 mijë e 150 euro. Lidhur me rastin ende nuk ka persona…

Lajme

24/10/2025 17:59

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël.

Cak i grabitje ka qenë një automjet i cili kryente shërbime postare.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Shaqir Bytyqit, shoferit iu grabitën hiç më pak se 10 mijë e 150 euro.

Lidhur me rastin ende nuk ka persona të arrestuar, kurse organet e rendit dhe të drejtësisë po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve hetimore në terren./Lajmi.net/