Shoferi i dehur goditi këmbësoren në trotuar, viktima po trajtohet në Spitalin e Prizrenit
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Brigada 123, në Suharekë. Një veturë, ka goditur këmbësoren e cila ishte në trotuar. Shoferi i kësaj veture ishte në gjendje të dehur, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Brigada 123, në Suharekë.
Një veturë, ka goditur këmbësoren e cila ishte në trotuar. Shoferi i kësaj veture ishte në gjendje të dehur, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Brigada-123, Suharekë 25.11.2025 – 12:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur, me veturë ka goditur këmbësoren e cila ishte në trotuar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizren. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/