Shmangni këtë gjë në shtrat, për të pasur përvoja më të mira seksuale

Nadia Bokody, me origjinë nga Australia, thotë se nuk përqafon të dashurin e saj - por jeta e tyre seksuale është më e mirë se kurrë.

Lifestyle

11/02/2019 21:29

Pavarësisht se është në një marrëdhënie dyvjeçare, Nadia thotë se është mungesa e afërsisë dhe intimitetit mban gjallë jetën seksuale, transmeton lajmi.net.

Gruaja 34-vjeçare mendon se “përqafimi ushqen ngushëllim”.

Duke shkruar për news.com.au, kolumnistja seksuale tha: “Një përqafim i gjatë dhe i ngrohtë i ofruar në momentin e duhur mund të jetë ilaç i pastër”.

Sipas Nadias, erotizmi dhe përqafimet nuk duhet të miksohen, ngase janë “antiteza e njëra-tjetrës”.

Ajo tematizoi edhe martesat, shkatërrimi i të cilave, sipas saj, ndodh për shkak të mungesës së intimitetit, duke pretenduar se familjariteti shkatërron dëshirën e zjarrtë për seks. /Lajmi.net/