Shkurte Fejza: Të festojmë kuq e zi, si vetë historia jonë shekullore

Shkurte Fejza është emër që prej vitesh vazhdon të sjell projekte të reja muzikore.

ShowBiz

27/11/2018 13:55

Shkurte Fejza qysh sot ka uruar shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një fotografi bashkë me vajzën e saj Gresën, ku shihen që të dyja të veshura kuq e zi.

“Gëzuar 28 Nëntori kjo ditë e bardhë për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Të festojmë KUQEZI si vetë historia jonë shekullore”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Shkurte Fejza bashkë me Gilin, Xenin dhe Malësorin, këto ditë publikuan duetin “Bone Shqiponjën”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqryevuDTwP/