Shkurte Fejza i publikon një foto Gresës duke përgatitur pite
Shkurte Fejza është një nga emrat që për vite me radhë i ka qëndruar besnike skenës muzikore shqiptare, duke sjellë vazhdimisht projekte të reja.
ShowBiz
Shkurta ka publikuar së fundi një fotografi në rrjete sociale, ku shfaq Gresën më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim zakonisht, shkruan lajmi.net.
Vajza e këngëtares po përgatiste pite, ndërsa Shkurta u kujdes që ta ndante me ndjekësit këtë moment.
“Po gatuan pite @gresabehluli”, ka qenë mbishkrimi që ajo i la fotos, ku Gresa shihet teksa po gatuante në ambient të hapur.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Shkurte Fejza është “Nëna”, projekt ky shumë i veçantë nga kjo këngëtare. /Lajmi.net/