Shkupi merr një vendim interesant, do të luajë me fanella të zeza për shkak të viktimave të tërmetit në Turqi
Skuadra nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi ka marrë një vendim tejet interesant në lidhje me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Kampioni aktual do të luaj tërë pjesën tjetër të sezonit me fanellat e zeza, duke u solidarizuar në këtë mënyrë me njerëzit e prekur nga tërmeti, shkruan Lajmi.net Këtë e bën të…
Sport
Skuadra nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi ka marrë një vendim tejet interesant në lidhje me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Kampioni aktual do të luaj tërë pjesën tjetër të sezonit me fanellat e zeza, duke u solidarizuar në këtë mënyrë me njerëzit e prekur nga tërmeti, shkruan Lajmi.net
Këtë e bën të ditur gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu përmes rrjeteve sociale.
“Kampioni i fundit në Ligën e Maqedonisë, Shkupi për shkak të tërmetit ka vendosur të luaj deri në fund të sezonit me fanella të zeza”, shkruan gazetari
Skuadra e Shkupit në 17 xhiro gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 37 pikë dhe gjendet në vendin e dytë, një pikë më pak se lideri Struga (38) dhe një ndeshje më pak se kjo e fundit./Lajmi.net/
Makedonya Ligi’nin son şampiyonu Shkupi, deprem sebebiyle sezon sonuna dek maçlara ‘Siyah’ forma ile çıkma kararı aldı.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) February 21, 2023