Shkupi mbledh liderët e BE-Ballkani Perëndimor, në fotografi shihet Kurti e Rama – Vuçiq pritet të shkojë sot

Sot në Shkup, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit për Rritje. Në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për…

Lajme

01/07/2025 09:38

Sot në Shkup, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit për Rritje. Në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Është publikuar edhe një foto e liderëve që do të marrin pjesë në këtë takim. Në mesin e tyre shihet kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti si dhe ai i Shqipërisë Edi Rama. Ndërkohë, raportohet se presidenti serb pritet të shkojë sot në këtë samit.

Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë ndër folësit kryesorë në samitin dyditor në Shkup.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dje ka publikuar edhe pamje nga prita që i ka bërë secilit pjesmarrës në këtë takim.

“Sonte pata nderin të pres liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Shkupi organizon një ngjarje të rëndësishme, dhe shfrytëzojmë rastin për të lobuar për interesat dhe politikat maqedonase!”, ka shkruar ai.