Shkrepje armësh në Veternik të Prishtinës, plagoset një person

Një gjuajtje me armë ka ndodhur dje rreth orës 05:45 të mëngjesit në Veternik të Prishtinës.

Lajme

04/05/2022 09:28

Policia bën të ditur se si rrjedhojë, një person është plagosur në një lokal, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, viktima është plagosur nga disa persona, teksa më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

I njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti po vazhdon të jetë nën hetime. /Lajmi.net/