Shkrepen plumba në drejtim të tre personave në Leposaviq

Një rast i tentim-grabitjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Leposaviq. Policia ka raportuar se viktima mashkull kosovar punëtor i kompanisë së sigurimit, ka pësuar lëndime pasi që i njëjti së bashku edhe me dy punëtor të kompanisë, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur  janë sulmuar me armë zjarri derisa ishin në…

Lajme

09/12/2022 10:57

Një rast i tentim-grabitjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Leposaviq.

Policia ka raportuar se viktima mashkull kosovar punëtor i kompanisë së sigurimit, ka pësuar lëndime pasi që i njëjti së bashku edhe me dy punëtor të kompanisë, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur  janë sulmuar me armë zjarri derisa ishin në vendin e tyre të punës.

Viktimës për shkak të lëndimeve, i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore. /Lajmi.net/