Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

Shkon në mbi 27 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

19:03 | 30 Maj 2020

Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë vdekur katër persona nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 27.124 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus në vend.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se gjatë javës së fundit nga koronavirusi kanë vdekur 43 persona.

Në 24 orët e fundit, njoftoi ministria, janë zbuluar 271 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 239.228 numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara.

Ministria spanjolle po ashtu njoftoi se gjithsej 51.482 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar nga pandemia, prej të cilëve të paktën 63 kanë vdekur.

Qeveria portugeze njoftoi se 13 persona vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.396 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend nga ky virus.

Po ashtu u zbuluan 257 raste të reja të koronavirusit.

Deri më tani, në Portugali janë zbuluar gjithsej 32.203 raste të koronavirusit, prej të cilëve 19.186 janë shëruar. /AA