Shkon në 89 numri i viktimave nga zjarri në Hawaii të ShBA-së

Ka shkuar në 89 numri i të vdekurve nga zjarri në Maui të shtetit të Hawaii-t në ShBA, duke shënuar kështu shpërthimin e zjarrit më vdekjeprurës atje brenda një shekulli. Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawaii-t, Josh Green, ndërsa punën ekipet mjeko-ligjore janë duke e vazhduar për identifikimin…

Bota

13/08/2023 08:49

Ka shkuar në 89 numri i të vdekurve nga zjarri në Maui të shtetit të Hawaii-t në ShBA, duke shënuar kështu shpërthimin e zjarrit më vdekjeprurës atje brenda një shekulli.

Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawaii-t, Josh Green, ndërsa punën ekipet mjeko-ligjore janë duke e vazhduar për identifikimin e viktimave.

Qindra persona akoma mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë janë vendosur në strehimoret e shumta që janë vendosur në të gjithë Maui-n pasi janë shkuar flakët.

“Është një ditë e pamundur”, tha Green.

Zjarri ishte “sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë Hawaii”, tha ai.

“Ne mund të presim dhe të mbështesim vetëm ata që jetojnë. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t’u sigurojmë atyre strehim dhe t’u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t’i drejtohemi rindërtimit”.

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë zonën rreth Lahaina-s, e cila është shkatërruar, shkruan BBC.