Shkon në 66 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Ka shkuar në 66 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Lajme

05/07/2020 00:14

Sot, ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar edhe për gjashtë të vdekur, në një numër që shkonte në 64 viktima, shkruan lajmi.net.

E Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sot me anë të një komunikate për media ka njoftuar se numri i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 66.

Sot ndërkaq ka pasur rekord të numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, gjithësej 178 sosh. /Lajmi.net/