Shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv në Shqipëri.

Lajme

06/04/2020 15:12

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga Covid-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension).

Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare./tch