Shkon Baronesha Ashton, në postin e saj vjen Federica Mogherini

Brukseli ka bërë të ditur se Federica Mogherini zgjidhet shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian. Lajmi për emërimin e Mogherinit në këtë post u konfirmua nga presidenti në largim i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Bota

30/08/2014 21:47

Federica Mogherini do të zëvendësojë Baroneshën Catherinë Ashton, mandati i të cilës përfundon në muajin tetor.

Samiti i jashtëzakonshëm në Bruksel e ka zgjedhur në vend të Van Rompuy, Donald Tusk.

Emërimet e reja në Këshillin Europina e ka përshëndetur dhe kryeministri italian Matteo Renzi. “Urime dhe suksese për punën e re për Federica Mogherini dhe kryeministrit Tusk”.

Ashton në 5 vite shërbim si shefe e diplomacisë evropiane, ka arritur të bëjë disa punë që do të shënohen në karrierën e saj.

Por, kryesorja do të mbetet ndërmjetësimi në bisedimet Prishtinë – Beograd, ku me 19 prill të vitit të kaluar u arrit një marrëveshje mes palëve, e cila u cilësua si historike. (lajmi.net)