Shkollën ‘Ismail Luma’ në Lipjan e merr uji
Shkolla fillore 'Ismail Luma' në Lipjan është rrethuar e gjitha me ujë, si pasojë e të reshurave të fundit të shiut.
Lajme
Madje, të dielën uji kishte nisur të mbulojë edhe pjesën e pasme të shkollës, ku ishte shtruar zhavor në mënyrë që nxënësit në rast të vërshimeve të mund të futen para hyrjes së shkollës.
Kështu dukej shkolla në mes të ujit të dielën rreth orës 17:00. (Foto më poshtë)
Uji ende është i pranishëm rreth shkollës dhe banorët afër shkollës tregojnë se uji vetëm sa nuk kishte hyrë edhe brenda në shkollë.