Shkolla “Eqrem Çabej” në Mitrovicë për nxënësit që ranë në kontakt me rrymën: Problemi është shkaktuar nga instalimi i derës
Shkolla fillore, e mesme dhe e ulët “Eqrem Çabej” në Mitrovicë ka njoftuar se tre nxënës të kësaj shkolle gjatë ditës kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas njoftimit të shkollës, nxënësit janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës dhe janë në gjendje stabile, pa pasoja dhe janë në shtëpi. “Pas hetimeve nga ekspertët, u…

Lajme
Shkolla fillore, e mesme dhe e ulët “Eqrem Çabej” në Mitrovicë ka njoftuar se tre nxënës të kësaj shkolle gjatë ditës kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas njoftimit të shkollës, nxënësit janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës dhe janë në gjendje stabile, pa pasoja dhe janë në shtëpi.
“Pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkaktuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë”, thuhet në reagimin e shkollës.
Më tej, shkolla tha se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin, teksa thanë se do të punojnë ngushtë me autoritetet për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më.