Shkoi për pushime, humb jetën një kosovar në Antalia
Gjevdet Brahaj kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi.
Lajme
Një turist kosovar i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det.
Siç mësohet, kosovari Gjevdet Brahaj, 53 vjeç i është bashkuar një turneu me jaht në det.
Pak kohë më vonë, është vërejtur se Brahaj kishte mbetur i palëvizshëm në det të hapur.
Turisti kosovar ndërroi jetë teksa po transportohej për në urgjencë, raporton AA.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë është bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq trupi i pajetë i 53-vjeçarit do të sillet në Kosovë.