Shkodra: Qeveria Kurti i la në harresë personalin shëndetësor

Kushtrim Shkodra, ish-këshilltar në Ministri të Shëndetësisë, ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, e cila me buxhetin e vitit 2020 nuk ka praparë asnjë rritje buxhetore për pagat enmjekëve dhe personelit shëndetësor.

Lajme

15/03/2020 12:55

Shkodra ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në këtë kohë të pandemisë me coronavirus, mjekët dhenpersoneli shëndetësorë u la në harresë nga qeveria Kurti.

Deklarata e plotë e Kushtrim Shkodrës:

Personeli shëndetësor që kujdeset për shëndetin e qytetarëve është lënë në harresë nga mosmarrja e vendimeve të qeverisë Kurti. Qeveria aktuale ka lënë në harresë mjekët dhe infermierët. Ata janë pa paisje elementare përkatëse në këtë kohë krize. Duke u fshehur mbrapa gjendjes me coronavirus, Qeveria Kurti kontrabandoi buxhetin në mesnatë duke i lënë pa paga të ngritura mjekët dhe infermierët.

Nga premtimi per koeficient 6 përfuandua në vetëm 4.5 € pagesë të kujdestarisë për mjekët. Sot mjekët dhe infermierët janë në krye të detyrës përsëri si përher, por të mashtruar nga Qeveria Kurti e cila u vonua shumë në vendime.

Kanë qenë pikërisht deputetët e VV dhe LDK që nuk e votuan ligjin për paga që u siguronte rritjen më të madhe të pagave profesionistëve shëndetësorë në 20 vitet e fundit. Dje ata thjeshtë vazhduan mashtrimin me kontrabandimin e buxhetit.

Kjo është qeverisja Kurti. /Lajmi.net/