“Shko ulu atje, ik ulu”- Donika Gërvalla i thotë Haradinajt të ik tek ulësja e deputetit, derisa ai kritikonte Kurtin
Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj pati një fjalim të ashpër sot në drejtim të kryeministrit Albin Kurti. Haradinaj u pa tejet i tensionuar derisa tha se Kurti po “shpenzon para për të paguar zagarë që flasin keq për shqiptarët”. “Edhe sot erdh mashtruesi, me mashtrim ideal. Mashtrimi nuk është fyerje. Ndodhi një mashtrim në këtë…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj pati një fjalim të ashpër sot në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj u pa tejet i tensionuar derisa tha se Kurti po “shpenzon para për të paguar zagarë që flasin keq për shqiptarët”.
“Edhe sot erdh mashtruesi, me mashtrim ideal. Mashtrimi nuk është fyerje. Ndodhi një mashtrim në këtë foltore. E para kolega që foli para meje është qe sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për çmimet, për vjedhjen në energji, për faturat, nuk mundeni mi ik kësaj përgjegjësie. Oligarkët tu po shesin e po blejnë energji. E dyta po financohen mediat me thasë. Dëgjone çka po thotë, mediat po financohen me thasë, ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me fy shqiptarë”,dëgjohet teksa thotë Haradinaj.
E derisa ai fliste i vetmi reagim që erdhi nga pala e qeverisë ishte nga ministrja Donika Gërvala.
Gërvalla dëgjohej derisa e kundërshtonte Haradinaj dhe ndër të tjerash iu drejtua me “Mjaft më”.
Po ashtu Gërvalla i thoshte Haradinaj që të kthehej në ulësen e tij në Kuvend, duke iu drejtuar edhe me dorë “shko ulu atje, ik ulu”./Lajmi.net/