SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit. Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta. Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i…

Lajme

23/10/2024 12:49

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.

Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta.
Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë.