Shkencëtarët thonë ky është ‘çelësi’ i humbjes së peshës

Duke pirë rreth një gotë ujë para çdo ushqimi, njerëzit me mbipeshë do të mund të humbin peshë, thotë një studim i ri.

Lifestyle

27/08/2015 16:58

Hulumtuesit nga Universiteti i Birminghamit monitoroi progresin e 84 njerëzve të trashë për një periudhë prej 12 javëve.

Pacientëve u ishte këshilluar që të shtojnë në dietat e tyre ushqim më të mirë dhe ushtrime. Një total prej 41 njerëzve u ishte thënë që të pinë 500ml ujë para çdo ushqimi, dhe 43 të tjerëve u ishte thënë që të imagjinojnë sikur kanë një stomak të mbushur para se të hanin ushqim.

Ata të cilët kishin pirë ujë para çdo ushqimi humbën rreth 4.3 kilogramë përgjatë 12 javëve, kurse ata të cilët nuk kishin pirë pothuajse fare, humbën vetëm 0.8 kilogramë, transmeton Lajmi.net.

Dr. Helen Parretti nga ky universitet, shpjegoi: “E bukura e këtyre gjetjeve qëndron tek thjeshtësia. Duke pirë vetëm një gotë ujë, tre herë në ditë, para çdo ushqimi, ju do të humbni dukshëm peshë”.

Ajo shpreson se ky studim do t’i ndihmojë përfundimisht njerëzit me mbipeshë, që të humbin peshë përmes pirjes së ujit. (Lajmi.net)