Shkencëtarët shpjegojnë se pse gratë duhet të ndalojnë së veshuri reçipeta

Shumë gra nuk kanë ndaluari së veshuri reçipeta që nga mosha e pubertetit kur iu është thënë që duhet të veshin.

Lifestyle

26/10/2019 09:48

Sido që të jetë, është thënë se reçipetat janë një mënyrë e mirë për të lehtësuar dhembjen, ofrojnë mbështetje si dhe ndihmojnë në ngritjen e gjirit, mirëpo me sa duket ato bëjnë më shumë dëme se sa që e mendojmë.

Sipas një studimi të bërë në Francë, kanë ardhur në përfundim se reçipetat nuk ndikojnë në asnjë përfitim mjekësor ose anatomik tek gratë, raporton “Natural Solution Magazine”, transmeton lajmi.net.

Gratë të cilat kanë hequr dorë nga veshja e reçipetave kanë pasur në fakt ngritje në gjinj, konkretisht në thithkat e tyre për 7 milimetra kanë pasur më pak shenja dhe gjoksin e kishin më të fortë.

Studimi ta treguar se mos veshja e reçipetave ndikon për të mirë në trupin e femrave, konkretisht në qëndrimin dhe pozitën e turpit dhe e forcon trupin në ndërtimin dhe zhvillimin e muskujve nën gji, gjë që e parandalon zbehjen.

Reçipetat janë të parehatshme dhe nuk është e nevojshme të vishen në çdo rast dhe shumica e grave i heqin ato vetëm para gjumit. /Lajmi.net/