Shkencëtarët: Marihuana përmirëson jetën seksuale

Është një pohim i përbashkët midis entuziastëve të marihuanës se bima mund të nxisë epshet seksuale, madje mund të çojë në orgazma më të fuqishme.

Lifestyle

18/03/2019 18:41

Dhe tani, ka hulumtime për ta mbështetur atë.

Një studim i ri që analizoi raportet e qindra grave, që konsumonin marihuane dhe ato që nuk e konsumonin ate, ka zbuluar se përdorimi i marihuanës para seksit dyfishon shanset për të pasur një orgazmë më të kënaqshme.

Arsye e saktë se pse marihuana përmirëson përvojën seksuale është akoma një mister. Por gjatë viteve, shkencëtarët kanë dalë me disa shpjegime të mundshme.

“Është supozuar se ajo çon në përmirësimin e funksionit seksual thjesht duke ulur stresin dhe ankthin,” shpjegojnë hulumtuesit në gazetën e re, të botuar në revistën Mjekësia Seksuale.