Shkencëtarët kanë shpikur një oriz të ri “për të ushqyer botën”

Shkencëtarët e bioteknologjisë pretendojnë se kanë arritur të krijojnë “orizin e shenjtë” edhe njëherë, duke manipuluar me gjenet e orizit për të krijuar kështu kokrra më të gjata, më të mira në shije dhe që gatuhen më shpejtë.

Lifestyle

10/07/2015 14:49

Orizi është një ushqim kryesor në shumë vende të botës tashmë e mijëra vjet. Kjo është edhe një arsye tjetër pse kjo është një arritje e madhe për këta shkencëtarë.

Nëse ata mund të krijojnë versione të modifikuara gjenetikisht të orizit dhe ta fusin atë në treg më pas siç kanë bërë me sojën dhe misrin, atëherë kjo do të monopolizojë jo vetëm tregun e SHBA-ve, por edhe tregjet e tjera ndërkombëtare, transmeton Lajmi.net.

Ata mendojnë se ky version i orizit gjenetikisht i modifikuar do të jetë më i mirë se 40,000 llojet e orizit që tani ekzistojnë në botë. SHBA-të prodhojnë vetëm 2% të orizit në botë, por është eksportuesi i katërt më i madh në botë i tij.

SHBA-të janë gjithashtu vendi i vetëm i cili ka lejuar bioteknologjinë që të dominojë në tokat bujqësore, transmeton Lajmi.net.

Orizi është gjithashtu ushqimi kryesor i vendeve me të ardhura më të ulëta, me Azinë e cila konsumon 90% oriz dhe Afrikën në vendin e dytë.

Orizi i artë, që përfshinë standardin e gjeneratës së parë të teknologjisë së gjeneve është krijuar nga Fondacioni Rockfeller, i cili është krijuar për t’i ushqyer vendet e varfra.

Ky oriz është modifikuar gjenetikisht për të pasur nivele më të larta të vitaminës A, duke eliminuar kështu verbërinë dhe është i mbushur me gjene GM të cilat e bëjnë orizin të duket i artë.