Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh për COVID-19, kështu po e mashtron organizmin

18:28 | 9 Prill 2020

Shkencëtarët e Universitetit në Southampton theksojnë se coronavirusi futet në sheqerna,të cilat pastaj i ndihmojnë që të shmanget sistemi imunitar i trupit.

Ata thonë që virusi i ri përdor sheqernat në mënyrë që të futet në trup si “ujku në lëkurën e qengjit”, shkruan Independent, përcjell Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve, të cilin e udhëheq Mark Crispin, ka thënë që virusi megjithatë nuk është i mbrojtur si të tjerët, si p.sh. HIV, si edhe që këto informacione do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët e bëjnë vaksinën.

Ai ka shpjeguar që ky virus ka numër të madh thepash në sipërfaqe, të cilat i përdor në mënyrë që të lidhet dhe të futet në qeliza në trupin njerëzor.

Ata thepa janë të mbështjellë me sheqerna, të cilat i mbulojnë proteinat e tyre virusale dhe u ndihmojnë që të shmangin sistemin imunitar të trupit. Kështu ata sillen si ujq në lëkurë qengji.

– Megjithatë, një ndër zbulimet tona kryesore është që, pa marrë parasysh sa sheqerna ka, nuk është aq i mbrojtur si viruset e tjera.

Virusi, si p.sh. HIV-i, i cili mbetet në një familje, duhet vazhdimisht të shmang sistemin imunitar të njeriut dhe prandaj ka shtresë shumë të dendur të këtij sheqeri, i cili i është mburojë – ka thënë Crispin.

Doktori ka theksuar edhe që coronavirusi sillet sipas sistemit “sulmo dhe ik” dhe që, siç e dimë, kalon nga njëri person te tjetri.

Megjithatë, ai ka dendësi më të ulët se sheqeri i përmendur, që do të thotë që ekziston pengesa e vogël për sistemin imunitar që ta neutralizojë virusin me antitrup.

Ky është rekomandim inkurajues për zhvillim të vaksinës – ka thënë ai.