Shkencëtarët australianë thonë se kjo bimë e shëron kancerin (Foto)

Frutat që dalin nga kjo bimë duket se i vrasin qelizat e kancerit dhe stimulojnë sistemin imun për t’i luftuar në mënyrë aktive tumoret.

Lifestyle

04/09/2015 12:19

Bima e emëruar Hylandia dockrillii (për të cilën mund të kërkoni në Google), është një zbulim i ri dhe shkencëtarët shpresojnë se kjo bimë do të jetë ilaçi përfundimtar i kancerit.

Kjo bimë rritet vetëm në Australi, në pyjet e lagështa. Shkencëtarët i kanë ekzaminuar vetitë e saj dhe janë duke e studiuar atë tashmë 8 vite, dhe kanë ardhur në përfundime të pabesueshme, transmeton Lajmi.net.

Shkencëtarët provuan këtë bimë në 300 kafshë të cilat ishin artificialisht me tumor dhe melonama, dhe arritën që përmes ekstraktit të kësaj bime të shërojnë sëmundjet në kafshë për 75% – dhe tumoret kurrë nuk u rikthyen më.

medium_4_08_10_14_8_14_32

Fruta e kësaj bime i vret qelizat e tumorit dhe e stimulon sistemin imun për t’i luftuar tumoret në mënyrë aktive.

Sipas hulumtuesve, përdorimi i kësaj bime nuk ka efekte anësore dhe efektet e saj pozitive shihen në vetëm 5 minuta, dhe për vetëm 25 ditë tumori zhduket!

E vetmja gjë e keqe për këtë bimë është se tepër vështirë të rritet diku tjetër përveç se në Australi, saktësisht në Queensland. (Lajmi.net)