Shkencëtarët arrijnë të krijojnë për herë të parë spermë dhe vezë artificiale

Duke përdorur qelizat embrionale të njeriut, shkencëtarët për herë të parë kanë arritur që të krijojnë qelizat fillestare embrionale, të cilat më pas bëhen vezë dhe spermë.

Lifestyle

25/12/2014 18:01

Rezultatet e këtij studimi mund t’i ndihmojnë shkencëtarëve që të japin përgjigje për problemet e pjellorisë, të japin një pasqyrë të fazës së hershme të zhvillimit embrional dhe të mundësojnë zhvillimin e llojeve të reja të teknologjisë riprodhuese në të ardhmen e afërt, transmeton Lajmi.net.

Krijimi i qelizave fillestare embrionale është një nga ngjarjet më të hershme që ka ndodhur në zhvillimin e gjitarëve.

“Kjo është një fazë kur ne kemi arritur të rikrijojmë ato duke përdorur qelizat embrionale nga minjtë, por deri më tani disa hulumtime kanë arritur të bëhen duke përdorur edhe qelizat embrionale të njeriut”, tha autori i studimit Naoko Irie nga Universiteti i Kembrixhit.

Ekipi i hulumtuesve ishte nga Instituti i Shkencës Weizmann – një universitet publik në Rehovot, Izrael – dhe të tjerët ishin nga Universiteti i Kembrixhit, të cilët punuan bashkërisht për këtë zbulim.

“Hulumtuesit janë përpjekur për të krijuar qelizat e lashta embrionale të njeriut për shumë vite, dhe tani kjo më në fund është arritur”, tha Jakobi Hanna, shkencëtarë i gjenetikës molekulare.

Pasi që këto qeliza të bëhen të “specifikuara”, ato vazhdojnë zhvillimin e tyre në drejtim të qelizave të spermës apo vezëve – si një autopilot, transmeton Lajmi.net.

Duke shtuar qelizat embrionale burimore dhe plurioptentin rrjedhës njerëzor, ekipi hulumtues arriti që të prodhojë qelizat, të cilat në të dyja rastet u shfaqën të jenë identike me ato të njeriut.

Ky ishte edhe hapi i parë në krijimin e spermës njerëzore.